“Di Maria mundi Gjermaninë”

04/09/2014 00:00

Angel Di Maria mundi 4-2 Gjermaninë dhe hakmerret për humbjen e dy muajve më parë në “Maracana”, ku kombëtarja e Loë u shpall kampion bote.

Blerja më e fundit e Manchester United bëri një lojë të shkëlqyer në Dyseldorf, pasi shënoi një gol dhe ishte iniciatori i 3 të tjerëve.

Mediat gjermane, të mërzitura nga kjo humbje e parë pas shpalljes kampion bote, kanë deklaruar se mungesa e mesfushorit në finalen e “Brazil 2014” ka qenë një shans për ta.

Madje, sipas tyre, ndryshimi mes Messit dhe Di Marias është se ky i fundit luan për skuadrën, ndërsa “pleshti” i Barçës luan për veten e tij, kur bëhet fjalë për një ndeshje me kombëtaren.

Top Channel