Miqësoret e luksit

04/09/2014 00:00

Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshje të tjera miqësore dhe ato që bien në sy janë përballjet Itali-Holandë dhe Francë-Spanjë.

Pas aventurës me Juventusin, Antonio Conte do të bëjë debutimin si trajneri i kombëtares “axurre” me Holandën, e cila tani e tutje do të drejtohet nga Guus Hiddink.

Sfida ndaj “portokallinjve” do të jetë një test i mirë për Italinë e Contes, e cila pas katër ditësh do të luajë ndeshjen e parë për kualifikueset e “Euro 2016” me Norvegjinë.

Ndërkohë, edhe në sfidën tjetër Francë-Spanjë pritet të ketë debutime lojtarësh. Deschamps dhe Del Bosque kanë grumbulluar lojtarë të rinj, me të cilët duket se do të vazhdojnë edhe gjatë kualifikueseve.

Top Channel