US Open, Djokovic në gjysmëfinale

04/09/2014 00:00

Novak Djokovic ka mundur në katër sete britanikun Andy Murray dhe ka kaluar në gjysmëfinalet e US Open. Tenisti serb ka fituar 3-1 (7-6, 6-7, 6-2, 6-4) dhe tani do të ndeshet me japonezin Kei Nishikori, i cili mundi zviceranin Wawrinka.

Pas dy seteve të barabarta, Djokovic e përdor mirë shërbimin e parë dhe e mposht pa vështirësi kundërshtarin e tij.

Në gjysmëfinale pret Nishikori, i cili në dy përballjet e tij të mëparshme me numrin 1 të tenisit botëror ka fituar një takim dhe ka humbur një tjetër.

Top Channel