Schumi mund të kthehet në shtëpi për Krishtlindje

04/09/2014 00:00

Michael Schumacher mund të kthehet pas rehabilitimit në shtëpi për Krishtlindje. Revista gjermane “Bunte” i referohet informacioneve të klinikës në Lozanë ku ish-piloti i Formula 1 u transferua pas daljes nga koma.

Schumi ishte viktimë e një aksidenti të rëndë me ski në malet e Francës në Meribel në fund të vitit 2013.  

“Ka nevojë për ndihmë të vazhdueshme gjatë ditës”, tha burimi që raportoi edhe në edicionin online të revistës “Focus”.  

Askush nuk është në gjendje të thotë se sa kohë i duhet për t’u rikuperuar që të mund të ecë, të fillojë të flasë apo t’i rikthehet kujtesa. Sipas artikullit, është e mundur që Schumi të lërë klinikën universitare në Zvicër për t’u rikthyer në shtëpi gjatë festës së Krishtlindjes, rreth një vit pas aksidentit me ski.

Top Channel