Anglezët sërish nuk bindin

04/09/2014 00:00

Kombëtarja angleze edhe pas botërorit vazhdon të mos bind me lojën e saj. Ata fituan 1-0 në një ndeshje miqësore ndaj Norvegjisë, me një gol të Wayne Rooney nga pika e penalltisë, por loja e tyre lë për të dëshiruar.

Anglia në këtë miqësore ishte braktisur edhe nga një pjesë e mirë e tifozëve, si rrallë herë, në Wembley ishin të pranishëm rreth 40 mijë spektatorë. Ky është numri më i ulët që prej hapjes së stadiumit në vitin 2007.

Deri në minutën e 65, të dyja ekipet zhvilluan një ndeshje të mërzitshme pa ritëm dhe rrjedhimisht edhe pa raste. Vetëm Daniel Sturridge dhe Raheem Sterling ishin ata të cilët kërkonin të bëni diçka më ndryshe nga shokët e tyre.

Autor i golit të vetëm në minutën e 68 të ndeshjes ishte kapiteni i ri i “3 luanëve”, Wayne Rooney, i cili ktheu në gol një 11-metërsh.

Top Channel