Immobile-Giovinco, dyshja sulmuese e Italisë ndaj Holandës

03/09/2014 00:00

Antonio Konte do të bëjë debutimin e tij si trajner i përfaqësueses italiane me ndeshjen miqësore ndaj Holandës që do të luhet ditën e enjte.

Ish-tekniku i Juventusit e ka tashmë të qartë idenë për skemën që do të përdorë ndaj skuadrës së Gus Hiddink dhe behët fjalë për sistemin 3-5-2 që ai e ka praktikuar edhe te bardhezinjtë.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, Konte ka shumë mundësi që në sfidën që do të luhet në Bari do të aktivizojë në portë Buffonin. Në mbrojtje pritet të jenë Ranokia, Bonucci, Astori. Mesfusha mund të përbëhet nga Kandreva, Parolo, De Rossi, Markizio dhe De Shiljo.

Ndërsa në sulm, Konte duket se preferon të përdorë dyshen Imobile-Xhovinko duke e lënë El Sharauin në stol.

Top Channel