Champions, “mbret” i merkatos Chelsea

03/09/2014 00:00

Duhen edhe 2 javë nga fillimi i edicionit të 60 të Kupës së Kampionëve së dikurshme, sot të njohur si Liga e Kampionëve (Champions League).

Ndërkohë, sapo ka përfunduar merkato verore dhe të mëdhenjtë e Europës kanë bërë konfigurimet e fundit përpara “luftës” së tyre në disa fronte, kampionate vendase dhe arenën europiane.

Sipas një analize të operacioneve të kryera në këtë merkato, por jo sa i përket vlerës absolute të skuadrave, kjo është renditja e më të mirëve të Europës, që do të nisin sfidat mes njëri-tjetrit nga fundi i këtij muaj.

Janë vlerësuar të dhënat mbi funksionalitetin dhe kualitetin e blerjeve të reja, pagat, shpenzimet për secilin lojtar.

Sipas kësaj renditjeje, ekipet që kanë bërë merkato më të favorshme janë si më poshtë: Chelsea, Bayern Munchen, Atletico Madrid, Barcelona, Arsenal, Borussia Dortmund, Liverpool, Real Madrid, PSG, Manchester City.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel