Buffon: Conte i vetmi që mund të ringrejë Italinë

03/09/2014 00:00

Antonio Conte dhe Gianluigi Buffon një muaj më parë ishin së bashku tek ekipi i Juventusit, ndërsa tani i bashkon kombëtarja e Italisë.

“Conte është një profesjonist, një trajner dhe një njeri, i cili beson në disiplinë dhe rregulla. Në këtë moment të vështirë për kombëtaren e Italisë ai ishte i vetmi që mund ta ringrejë atë në nivelet më të larta”, u shpreh portieri i Juventusit.

Buffon ka shtuar se sheh të njëjtën dëshirë për të fituar te ish-trajneri i tij. “Unë po shoh sërish ‘Conten e Juventusit’ ai nuk ka ndryshuar, me ide të qarta, të cilat arrin t’i transmetojë te lojtarët pa u keqkuptuar me ta”.

Top Channel