Milani prezanton Torresin, mban numrin 9

02/09/2014 00:00

Fernando Torres u prezantua të martën si lojtari i ri i Milanit. Sulmuesi spanjoll, sipas administratorit të deleguar të klubit kuqezi Adriano Galliani, ka qenë prej 10 vitesh një objektiv i Milanit.

“Më kujtohet kur Gil më thonte që tek Atletico Madrid kishte një të ri spektakolar… e kishte fjalën për Fernandon. Në vitin 2004 pata një mbledhje me agjentin e tij, por nuk e binda dot Atleticon. Por, më në fund, pas 10 vitesh, është yni. Më mirë vonë se kurrë”, tha Galliani.

Vetë lojtari u shpreh shumë i kënaqur që po i paraqitet një sfidë e re: “Është një privilegj të jem këtu, është sfida që unë doja. Kam luajtur në Spanjë dhe Angli, tani jam në kampionatin e tretë më të rëndësishëm. Dua të shënoj shumë gola, të fitoj tituj dhe të kthehem mes të mëdhenjve.”

Torres do të mbajë fanelën me numrin 9 që e kanë mbajtur më parë emra si Van Basten, Weah dhe Inzaghi: “Ata kanë shkruar historinë, unë jam ndryshe. Shpresoj që një ditë në muzeun e skuadrës të jetë edhe fanela ime.”

Top Channel