F1, Alonso: Do të qëndroj te Ferrari

02/09/2014 00:00

Fernando Alonso i premton besnikëri Ferrarit. Të paktën për momentin. Piloti spanjoll, në një intervistë për britaniken Sky Sports, përsërit dëshirën e tij për të vazhduar karrierën me “Kokëkuqen” pavarësisht një tjetër sezoni zhgënjyes.

“Për momentin nuk kam ndërmend të largohem. Dua të fitoj me këtë makinë dhe të përfundoj punën që kemi nisur disa vite më parë”, deklaroi dy herë kampioni i Formulës 1.

“Ky vit nuk ishte i mirë për ne. Kishim shumë shpresa me rregullat e reja dhe duke u nisur të gjithë nga zero mendonim që mund të fitonim avantazh ndaj të tjerëve. Por, e gjetëm veten jo kompetitivë. Jemi më larg të parëve se në sezonet e mëparshme”, shtoi Alonso.

Top Channel