Schweinsteiger, kapiteni i ri i Gjermanisë

02/09/2014 00:00

Bastian Schweinsteiger do të jetë kapiteni i ri i kombëtares gjermane të futbollit.

Lajmin e bëri të ditur të martën trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, i cili njoftoi se mesfushori i Bayern Munchen do të zëvendësojë në këtë rol mbrojtësin Philipp Lahm, i cili u tërhoq nga kombëtarja pas fitores në Botërorin e Brazilit.

“Schweinsteiger do të marrë shiritin e kapitenit. Prej vitesh gëzon besimin tim dhe respektin e shokëve, faktorë të rëndësishëm për këtë rol”, tha trajneri i kampionëve të botës në prag të miqësores që Gjermania do të luajë ndaj Argjentinës.

30-vjeçari i cili ka luajtur 108 ndeshje me kombëtaren gjermane nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e së mërkurës pasi është i dëmtuar. Në vend të tij, shiritin e kapitenit do e mbajë portieri Manuel Neuer.

Top Channel