Një aksident automobilistik ka ndodhur në Kukës, në rrugën hyrëse të qytetit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, ngjarja ka ndodhur disa metra larg nga ura e Drinit të Zi, në afërsi të godinës së spitalit rajonal.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e qytetit, ku kanë marrë mjekimin e parë dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve.

Burime policore lokel bëjnë të ditur se automjetet e përfshira në aksident janë dy, njëra me targë “AA 640 IM” dhe tjetra “KU 3958”.

Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor më problematik, pasi rruga është e ngushtë, me kthesa dhe shërben si nyje lidhëse me qytetin e Kukësit në njërën anë dhe në tjetrën me segmentin e rrugës së kombit, Kukës-Morinë.

Ndërkohë, ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti. Ekspertët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Top Channel