Shërbimi postar “drone”, Google vs Amazon

30/08/2014 00:00

Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliona dollarë në kërkim të produkteve të reja për tregun.

Pas Amazon edhe Google njoftoi se ka nisur punën për zhvillimin e një avioni të telekomanduar (drone) për dorëzimin e pakove.

Sipas Wall Street Journal eksperimentimet e para nga ana e Google kanë nisur vitin e kaluar dhe sipas gazetës amerikane eksperimenti ka dalë me sukses.

Edhe Amazon ka njoftuar angazhimin në këtë fushë dhe thotë se është thuajse në finalizim të projektit.

Por pengesa e madhe për hedhjen në treg të këtij shërbimi, që do të kursente kohë dhe para në dorëzimin e mallrave, janë ligjet amerikane. Në Shtetet e Bashkuara Administrata Federale e Aviacionit ndalon përdorimin e avionëve të telekomanduar për qëllime tregtare.

Top Channel