BE, sanksione të reja ndaj Rusisë

30/08/2014 00:00

Udhëheqësit e BE-së do të takohen në Bruksel për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, pas akuzave te fundit se Moska ka shtuar praninë e saj ushtarake në Ukrainë.

Por përpara takimit, zyrtarët e BE dhanë një mesazh të qartë i cili duhet të dërgohet në Rusi, me qëllim ndalimin e përforcimit të konfliktit nga ana e saj.

Ndërkaq, në Bruksel udhëheqësit e bllokut 28-anëtarësh gjithashtu do të vendosin se kush do të plotësojë dy nga funksionet më të larta të Evropës: presidentin e Këshillit Evropian dhe shefin e Politikës së Jashtme, për të zëvendësuar Herman Van Rompuy dhe Catherine Ashton.

Disa orë para samitit, presidenti ukrainas Petro Poroshenko do të takohet me Van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso. Poroshenko pritet të ushtrojë presion për situatën e rënduar në lindje të vendit të tij dhe më pas do të mabjë një fjalim në samit.

Të premten, ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi se “situata e rrezikshme” në Ukrainë tani ka hyrë në “një dimension krejt të ri”.

Ndërkohë, raportimet e fundit tregojnë se luftëtarët pro-rusë kanë lëshuar një ultimatum për trupat e Ukrainës pranë qytetit Ilovaisk që të dorëzohen deri të shtunën në mëngjes.

Por në qytetin port Mariuopol, ukrainasit po hasin rezistencë të fortë, qoftë nga separatistët, ashtu edhe nga banorët e zonës. Nga muaji prill 2.600 persona kanë humbur jetën në konfliktin ruso-ukrainas në rajonet Donjeck dhe Luhansk.

Top Channel