Itali, ekzekutohet me 3 plumba shqiptari

30/08/2014 00:00

Një i ri shqiptar është vrarë me armë zjarri gjatë mbrëmjes së të premtes në Bari të Italisë nga persona ende të paidentifikuar.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se viktima është shtetasi Flori Mesuti, 25 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur në vend pasi është qëlluar 3 herë nga një distancë e afërt. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një grindje të çastit mes viktimës dhe autorëve.

25-vjeçari shqiptar ishte i shoqëruar nga një femër, e cila nuk është lënduar, identiteti dhe kombësia e të cilës ende nuk është bërë i ditur.

Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Marrja në pyetje e shoqërueses së viktimës pritet të japë më shumë detaje mbi rrethanat e ekzekutimit të të riut shqiptar.

Top Channel