“Magjistari” Joaquin Phoenix

29/08/2014 00:00

Joaquin Phoenix ka vendosur të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me studion Marvel duke ndjekur shembullin e aktorëve të tjerë që janë bërë pjesë e filmave me superheronj si Robert Downey Jr., Samuel L. Jackson, Scarlett Johansson apo Chris Evans.

Phoenix pritet të interpretojë superheroin Doctor Strange, një personazh me fuqi magjike.

Sipas faqes së lajmeve kinematografike ‘Collider’, 39-vjeçari po hezitonte të pranonte ofertën e Marvelit pasi kishte frikë se lidhja me këtë personazh do e bënte të vështirë pjesëmarrjen në filma të tjerë.

Marveli njihet për kontratat afatgjata me aktorët që përzgjedh për të interpretuar superheronjtë e novelave grafike. Për shembull, Samuel L. Jackson i cili luan Nick Fury-n, është në kontratë për nëntë filma. Filmi i tij i parë ka qenë ‘Iron Man’ në vitin 2008.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel