Seth Rogen ka ndryshuar pamje. Aktori 32-vjeçar u pa në Nju Jork ditën e enjte me një mjekër të madhe gjatë xhirimeve të filmit të tij më të ri ‘Untitled Christmas Eve Project’.

Aktori i famshëm për filmat e tij komedi u bashkua në sheshxhirim me kolegët e tij Joseph Gordon Levitt dhe Anthony Mackie.

Filmi tregon historinë e tre shokëve që pas shumë vitesh arrijnë të mblidhen për të kaluar Krishtlindjet së bashku. Në momentin që takohen, kaosi dhe çmenduria “shpërthejnë” menjëherë.

Detajet e tjera të filmit po mbahen sekret nga producentët. Filmi pritet të shfaqet në kinema gjatë vitit 2015.

Seth Rogen dhe Joseph Gordon Levitt kanë bashkëpunuar më parë në filmin ‘50/50’ të vitit 2011.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel