Cristiano Ronaldo mungon ndaj Shqipërisë

29/08/2014 00:00

Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen ndaj Shqipërisë që do të luhet në datën 7 shtator.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Portugalisë, Paulo Bento, i cili nuk e ka grumbulluar për ndeshjen e parë eliminatore të Kampionatit Europian 2016 për shkak të problemeve fizike të yllit të Realit të Madridit.

Sipas teknikut portugez, departamenti mjekësor i Federatës Portugeze të Futbollit ka vendosur që CR7 nuk është në kushte optimale për të luajtur edhe pse ka luajtur në ndeshjet e fundit me klubin e tij.

Cristiano Ronaldo vuan një dëmtim në gju që nga fillimi i verës dhe ky dëmtim e ka penguar të jetë në nivelin e tij më të mirë në finalen e Champions-it dhe në Botërorin e Brazilit.

Lista e të grumbulluarve të Portugalisë:

Portierë: Eduardo (Dinamo Zagreb), Rui Patricio (Sporting) dhe Anthony Lopes (Lyon)

Mbrojtës: Joao Pereira, Rúben Vezo (Valencia), André Almeida (Benfica), Fábio Coentrao, Pepe (Real Madrid), Antunes (Málaga), Ricardo Costa (Al-Sailiya) dhe Neto (Zenit)

Mesfushorë:
William Carvalho, Adrien Silva (Sporting), Miguel Veloso (Dinamo Kiev), Raul Meireles (Fenerbahçe), Joao Moutinho (Mónaco), André Gomes (Valencia) dhe Pedro Tiba (Braga)

Sulmues:
Nani (Sporting), Vieirinha (Wolfsburg), Bruma (Galatasaray), Éder (Braga), Ivan Cavaleiro (Deportivo) dhe Ricardo Horta (Málaga)

Top Channel