Juve, Allegri: Ta nisim me këmbë të mbarë

29/08/2014 00:00

Massimiliano Allegri kërkon ta nisë mbarë kampionatin e parë nën drejtimin e Juventusit dhe për këtë duhet të fitojë në Verona ndaj Chievos me Claudio Marchision në rolin e Adrea Pirlos të dëmtuar.

“Duhet ta nisim mirë sezonin. Ndeshja me Chievon do të jetë shumë e vështirë. Duhet të jemi të përqëndruar gjatë gjithë takimit”, theksoi trajneri i bardhezinjve.

Allegri foli edhe për grupin e Ligës së Kampioneve që do të përballë Juventusin me Atleticon e Madridit, Olympiakosin dhe Malmoen.

“Nuk është grup i lehtë. Kalimi në fazën tjetër të Champions-it është objektivi ynë i parë sezonal. Malmoe është në formë fizike më të mirë se ne, Olympiakosi është gjithmonë i rrezikshëm, ndërsa Atletico vazhdon të qëndrojë në nivelin e sezonit të shkuar”, analizoi Allegri.

Ndeshja Chievo-Juventus do të luhet të shtunën në orën 18:00.

Top Channel