Fier, atentat ndaj 49-vjeçarit

29/08/2014 00:00

Një 49-vjeçar është sulmuar me armë zjarri në orët e vona të ditës së enjte në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15 minuta në një lokal në lagjen “29 Nëntori”, kur një person ende i paidentifikuar ka hyrë në lokalin e shtetasit Jorgaq Kume dhe ka qëlluar disa herë nsaj tij.

Sipas informacioneve të policisë lokale, një plumb ka përshkuar fytyrën e 49-vjeçarit, duke i shkaktuar dëmtime serioze, ndërsa një tjetër e ka goditur atë në shpatull.

Sipas burimeve, në kohën e sulmit Kume ndodhej i vetëm në lokal. Të afërmit e kanë gjetur atë të mbuluar me gjak dhe e kanë dërguar menjëherë në spital.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, të cilat janë ende të paqarta. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të kryeqytetit për ndihmë të specializuar mjekesore, pot gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Top Channel