U hodh në Monako shorti i fazës në grupe për Ligën e Kampioneve. Real – Liverpul, Arsenal-Dortmund, Bajern-Mancester City dhe Roma, Atletiko Madrid – Juventus janë disa nga sfidat që rezervoi shorti i hedhur pasditen e së enjtes.
Kampionët në fuqi të Realit të Madridit e nisin mbrojtjen e titullit me ndeshjet kundër Liverpulit, Bazelit dhe Ludogoretsit në grupin B. Nënkampionët e Atletikos në grupin A do të synojnë sërish të ecin sa më larg duke nisur nga Juventusi, Olimpiakos dhe Malmo.
Grupi C bën pjesë tek grupet e ekuilibruara. Benfika, Zenit, Leverkusen dhe Monako do të rivalizojnë me njëra-tjetrën për 2 vendet e para që sigurojnë kualifikimin.
Grupi D vë përballë Arsenalin dhe Dortmundin për kreun e grupit, për të mos harruar turqit e Gallatasarajit që vitin e kaluar eliminuan Juventusin në këtë fazë, ndërsa Anderlehti i Besnik Hasit në letër shihet si një kundërshtar i lehtë.
Në grupin E Bajerni i Pep Guardiolas duhet të mposhtë anglezët e City-t dhe Romën për kreun e grupit, ndërkohë që e pafat cilësohet CSKA e Moskës që ka rënë në të njëjtin grup.
Në grupi F Ibrahimovic vendoset përballë një pjese të së shkuarës së tij. Barcelona, PSG, Ajaksi dhe Apoeli u vunë përballë njëra-tjetrës.
Grupi H në pamje të parë vlerësohet si më i balancuari. Porto, Shakhtar Donetst, Bate Borisov dhe Atletiko Bilbao, që një ditë më parë eleminoi skuadrën e Napolit do të përballen për dy vendet e para të grupit.
Grupi A
Atletiko Madrid (Spanjë)
Juventus (Itali)
Olimpiakos (Greqi)
Malmo (Suedi)
Grupi B
Real Madrid (Spanjë)
Bazel (Zvicër)
Liverpul (Angli)
Ludogorets (Bullgari)
Grupi C
Benfika (Portugali)
Zenit (Rusi)
Leverkusen (Gjermani)
Monako (Francë)
Grupi D
Arsenal (Angli)
Dortmund (Gjermani)
Gallatasaraj (Turqi)
Anderlehet (Belgjikë)
Grupi E
Bajern i Mynihut (Gjermani)
Mançester C. (Angli)
CSKA e Moskës (Rusi)
Roma (Itali)
Grupi F
Barcelona (Spanjë)
Paris (Francë)
Ajax (Holandë)
Apoel (Qipro)
Grupi G
Chelsea (Angli)
Schalke (Gjermani)
Sporting i Lisbonës (Portugali)
Maribor (Slloveni)
Grupi H
Porto (Portugali)
Shakhtar Donetsk (Ukrainë)
Atletiko Bilbao (Spanjë)
Bate Borisov (Bjellorusi)
Top Channel