Pogradec, gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve

28/08/2014 00:00

Polumbarët e policisë kanë arritur të gjejnë trupat e pajetë të dy të rinjve që u mbytën dje në liqenin e Pogradecit.

Trupat e 18-vjeçarit A. Kosturi dhe 14-vjeçarit A. Kula janë gjetur në thellësi të ujërave rreth orës 10 e 55 minuta dhe janë dërguar në morgun e qytetit.

Të dy viktimat ishin duke shëtitur me një varkë me pedale në liqen. Pasi janë hedhur në ujë, ata nuk kanë mundur më të dalin mbi varkë duke u mbytur.

Varka bosh në liqen është diktuar më vonë nga pushuesit në breg që kanë njoftuar policinë që mbërriti dhe nisi kërkimet, ndërkohë që janë arrestuar edhe dy persona që kishin dhënë varkën me qira dy fëmijëve në kundërshtim me rregullat.

Top Channel