Cristiano: Nuk pendohem që zgjodha Realin

28/08/2014 00:00

Në vitin më të mirë të karrierës së tij sportive, Cristiano Ronaldo shpreson që sot të fitojë titullin e UEFA-s si lojtari më i mirë i Europës. Në një intervistë për gazetën spanjolle ‘Marca’, ylli portugez foli për situatën e tij dhe të Realit të Madridit, skuadër për të cilën luftoi shumë në mënyrë që të bëhej pjesë e saj.

Duke kujtuar transferimin e tij tek madrilenët nga Manchester United në vitin 2009, CR7 tha: “Bëra ç’ishte e mundur për t’u bashkuar me Realin. Dola kundër shumë personave, por nuk pendohem.”

Në lidhje me formën e tij aktuale, Cristiano deklaroi: “Kam nevojë për disa ditë që të kthehem në nivelin tim maksimal, por shumë shpejt do e arrij.”

Duke folur për sezonin që sapo ka nisur, portugezi theksoi: “2014 ishte një vit ëndrrash. Marrëdhënia e lojtarëve me Ancelottin është perfekte. Të shohim nëse do i përmirësojmë arritjet e sezonit të kaluar.”

Top Channel