Suarez: Kam refuzuar shumë oferta

28/08/2014 00:00

Luis Suarez ka folur në lidhje me transferimin e tij në “Camp Nou” në faqen e tifozëve të Barçës, duke thënë se kishte mjaft opsione të tjera për t’u transferuar.

“Kur kam dëgjuar për interesimin e Barcelonës kisha edhe oferta të tjera, por nuk kam pasur asnjë dyshim, kjo ishte ëndrra ime. Qëllimi im ishte të luaja në “Camp Nou” dhe tashmë karriera ime është në fazën më të lartë sepse jam në klubin më të mirë në botë”, ka thënë Suarez.

Uruguajani do të qëndrojë jashtë fushave të blerta deri më 26 tetor, pas dënimit të dhënë nga FIFA për veprimin ndaj Giorgio Chiellini-t në “Brazil 2014”.

Top Channel