Klose sulmon Van Gaal: S’e kuptoja si trajner

27/08/2014 00:00

Humbja 4-0 ndaj skuadrës amatore Milton Keynes Dons e Manchester United ka vendosur në një pikëpyetje të madhe zgjedhjen e Luis Van Gaal si trajner të “Djajve të Kuq”.

Kritikat ndaj trajnerit holandez kanë nisur të mbërrijnë nga të gjitha anët dhe zëri i fundit që u bashkohet atyre është ai i Miroslav Klose-s. Kampioni i botës me Gjermaninë tha se “asnjëherë nuk e ka kuptuar Van Gaal si trajner” dhe i cilësoi dy vitet kur ka qenë nën urdhërat e holandezit tek Bajerni si periudhën më të vështirë të karrierës së tij.

“Ishte një periudhë e vështirë. Më e vështira në karrierën time. Me Van Gaal nuk ndjehesha i lirë. Ishte vërtet e vështirë që të kënaqje përtishmëritë e tij si trajner. Më kërkonte që të bëja disa lëvizje në fushë që nuk arrija t’i kuptoja”, deklaron Klose për gazetën gjermane “Die Zeit”.

Van Gaal drejtoi Bajernin nga viti 2009 deri në vitin 2011 ku fitoi një titull kampion, një kupë një Superkupë. Ai u shkarkua në prill të 2011 pas humbjes së vendit të tretë në rënditjen e Bundesligës.  

Top Channel