Presidenti Bujar Nishani dekretoi Ermonela Felajn në postin e Ministres së Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin.
Ky post mbahej nga Ilirjan Celibashi, i dorëhequr para disa ditësh për arsye personale.
Në konferencën për shtyp ku njoftoi dorëheqjen, Celibashi shoqërohej nga Kryeministri Edi Rama dhe deputetja Ermonela Felaj.
Felaj do ta mbajë postin e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërkohë që në bazë të rregullit të vendosur nga mazhoranca e majtë, do t’i duhet të heqë dorë nga mandati i deputetit.
Gjatë punës së saj në Kuvend, Ermonela Felaj drejtoi edhe Komisionin e Posaçëm të ngritur për hetimin e përfshirjes së ushtrisë në trafikun e drogës pas akuzave të mbërritura nga Partia Demokratike dhe pas rastit të avionit të Divjakës.
Top Channel