F1, McLareni mbron Magnussenin

27/08/2014 00:00

Eric Boullier, drejtori i garës i skuderisë McLaren, doli në mbrojtje të Kevin Magnussenit, i cili u dënua me 20 sekonda nga komisarët e garës për nxjerrjen nga pista të Fernando Alonsos në Cmimin e Madh të Belgjikës në xhirot e fundit.

“Magnusseni është vetëm 22 vjeç dhe të gjitha këto eksperienca do e ndihmojnë shumë. Ai është shumë i motivuar. Është i ri në Formulën 1 dhe më pëlqen që po lufton me të mëdhenjtë”, tha Boullier.

Francezi vlerësoi mënyrën sesi po i përballon vështirësitë e sezonit të parë danezi i ri: “Ka shumë presion pasi të gjithë kërkojnë rendiment të lartë në një sezon ku nuk ka testime. Për më tepër, Magnusseni është pjesë e një skuadre të madhe, gjë që shton presionin.”

Top Channel