Aksionet për bllokimin e ndërtimeve pa leje

27/08/2014 00:00

Pas deklarimit të kryeministrit Edi Rama se ndërtimet pa leje duhet të trajtohen me seriozitet nga ana e policisë, drejtoritë e policive në rrethe nisën të raportojnë aksionet për bllokimin e ndërtimeve pa leje.

Kështu, në Korçë është arrestuar një 51-vjeçar, shtetasi Kostaq Kosturi, banues në lagjen 8 Korçë. Arrestimi i tij u bë pai u kap në flagrancë duke ndërtuar muret e ballkonit të banesës së tij, jashtë kubaturës ekzistuese si dhe në afërsi të këtij ballkoni është konstatuar dhe një mur ndarës, i ndërtuar në zonë publike dhe për ndërtimin e tyre nuk disponon asnjë lloj dokumenti.

Drejtoria e Policisë së Elbasanit njofton se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për tre shtetas se kanë kryer ndërtime pa leje, si dhe për ish-drejtoren rajonale të ALUIZNI-t se ka legalizuar dy ndërtime që bien në kundërshtim me ligjin për hekurudhat, ndërtimet ishin në zonën e ndaluar për ndërtime pranë shinave të trenit.

Top Channel