Di Maria kalon tek Manchester United

27/08/2014 00:00

Është zyrtare. Angel Di Maria nuk është më një lojtar i Realit të Madridit pasi argjentinasi është shitur tek Manchester United për 75 milionë euro plus 15 të tjera në varësi të objektivave të arritura.

Në këtë mënyrë, Angel Di Maria shndërrohet në blerjen më të shtrenjtë në historinë e kampionatit anglez.

Sulmuesi i krahut ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me “Djajtë e Kuq”. Ai do të fitojë 8 milionë euro në sezon nga 3.5 që përfitonte tek Reali.

Në këtë sezon argjentinasi nuk do të mund të luajë as në Ligën e Kampioneve dhe as në Europa League pasi skuadra angleze nuk është kualifikuar në asnjë nga këto kompeticione.

Di Maria ka luajtur 189 ndeshje me Realin duke shënuar 36 gola.

Top Channel