Champions, Maribor eliminon Celtic

27/08/2014 00:00

Maribor është surpriza e madhe e ndeshjeve të play-off për një vend në fazën e grupeve. Një gol në minutën e 75 i jep sllovenëve të drejtën të kalojnë në turin tjetër të Champions League. Ndeshja e parë në Slloveni kishte përfunduar në barazim, 1-1.

Porto, Apoel, Bate, Zenit ishin 4 ekipet e tjera, të cilat do të luajnë në fazën e grupeve. Porto arriti të fitojë edhe ndeshjen e dytë ndaj Lille me rezultatin 2-0.

BATE Borsiov, ekipi i cili eliminoi nga ky kompeticion Skënderbeun, falë një goli në fushë kundërshtare, ka arritur të mposht 3-0 Slovan Bratislavan, ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1.

Gjithashtu një vend për në 32 ekipet më të mira europiane do të ketë edhe për qipriotët e Apoel, të cilët kaluan me sukses Aalborg pasi fituan 4-0 ndeshjen e kthimit, në Danimarkë përfundoi 1-1.

Më herët gjatë së martës, u luajt edhe ndeshja tjetër mes Zenit dhe Standard Liege. Rusët nuk falë në fushën e tyre, ku protagonist kryesor ishte braziliani, Hulk, i cili realizoi dy gola në fitoren 3-0.

Gjatë ditës së sotme do të luhen edhe 5 ndeshjet e tjera të play-off, ku pa diskutim vëmendja kryesore është e përqendruar në Spanjë, në ndeshjen mes Athletico Bilbao-s dhe Napolit. Ndeshja e parë në Itali përfundoi në barazim 1-1.

Top Channel