Rrëzohet helikopteri i OKB

27/08/2014 00:00

Një helikopter i Organizatës së Kombeve të Bashkuara u rrëzua në Sudanin e Jugut, në bordin e tij mendohet të kenë qenë 5 persona.

Një zëdhënës i OKB-së tha për agjencitë e huaja mediatike, se helikopteri u qëllua nga persona të armatosur.

Një ekip shpëtimi është dërguar menjëherë në vendin e rrëzimit pranë Bentiu. Situata atje është e trazuar dhe mijëra njerëz janë vrarë këtë vit në luftime të ashpra midis ushtrisë dhe forcave rebele të Sudanit të Jugut.

Bentiu, është kryeqyteti i një nga shteteve më të pasur me naftë dhe ka qenë në dorën e disa qeverive të ndryshme, të cilat nuk heqin dorë nga ambicia për pushtet, por për momentin një marrëveshje armëpushimi është aktualisht në vend. Pushtetarëve i janë dhënë rreth 45 ditë për të formuar një qeveri të re për ndarjen e pushtetit.

Top Channel