Shqipëria armë për kurdët

26/08/2014 00:00

Shtatë qeveri të tjera perëndimore përfshirë dhe Shqipërinë , kanë premtuar se do të sigurojnë armë dhe municione për forcat kurde, të cilat po luftojnë militantët e Shtetit Islamik, ISIS në Irak.

Ky lajm u bë i ditur nga  shefi i Pentagonit, Chuck Hagel, i cili deklaroi se këto vende do të operojnë paralelisht dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grupi i shteteve përbëhet nga Shqipëria, Kanadaja, Kroacia, Danimarka, Italia, Franca, dhe Britania e Madhe, të cilat duket se janë angazhuar maksimalisht  për të ndihmuar forcat kurde.

Furnizimet që do  të dorëzohen duhet  të përfshijnë municion për armë të vogla, pasi forcat kurde kanë bërë thirrje për shumë armë dhe pajisje me qëllim përballimin e sulmeve nga xhihadistët.

Ndërkaq zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby i tha gazetarëve se Shqipëria dhe Britania kanë filluar me përgatitjen e furnizimeve për kurdët në Irak.

Top Channel