Balotelli: Kthimi në Itali, një gabim

26/08/2014 00:00

Tashmë Balotelli është zyrtarisht një lojtari i Liverpool. Gjatë orëve të pasdites së të hënës, ish-lojtari i Milanit nënshkroi kontratën, e cila ende nuk është bërë e ditur deri kur do ta mbajë sulmuesin të lidhur me klubin anglez.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, Balotelli e ka cilësuar të gabuar kthimin e tij në kampionatin italianë. “Dëshiroja të kthehesha në Itali, por tashmë është e qartë se ky ishte një gabim”.

Balo ka folur edhe për synimet e tij me ekipin e ri, si edhe për arsye se pse zgjodhi të transferohej në “Anfield”. “Jam në një skuadër me shumë lojtarë të rinj, kjo është arsyeja pse jam këtu. Unë tashmë e kam fituar një Champions, por do ta kërkoj ta bëj këtë gjë edhe me Liverpool”.

Top Channel