Di Maria përshëndet Realin për United

24/08/2014 00:00

Angel Di Maria nuk do të jetë më lojtar i Real Madridit, por i Manchester United dhe ky transferim do të bëhet për rreth 70 milionë euro.

Ka qenë vet Carlo Ancelotti, ai që ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Cordobas, ku dhe ka folur për lojtarin: “Nuk ka punuar me ne, sepse shitja e tij tashmë është kompletuar”.

Real do të përfitojë plot 70 mln euro që kërkoi për argjentinasit, i cili me ekipin e tij të ri do të fitojë 8 milionë euro në sezon. Ndërkohë, Khedira, siç ka konfirmuar Ancelotti, do të qëndrojë në Madrid.

“Mëngjesin e sotëm Di Maria erdhi për të na përshëndetur, – tha Ancelotti. – E falënderoj për atë që ka bërë me këtë klub, me të kam pasur një raport të mirë. Ishte një vendim i tiji, ai për t’u larguar nga skuadra”. Sa i përket gjermanit Khedira, trajneri italian i “Los Blancos”-ve është shprehur: “Ndihet i lumtur që është këtu, por është edhe i rëndësishëm për skuadrën”.

Top Channel