Ukrainë, bombat shkatërrojnë stadiumin

24/08/2014 00:00

Tensionet mes Rusisë vazhdojnë të rriten gjithnjë e më shumë. Por, problemet ushtarake duket se kanë ndikuar edhe në botën e futbollit.

Kjo, pasi dy bomba kanë shpërthyer pranë stadiumit “Donbass Arena” të Donjeckut, qytetit bastion të rebelëve pro-rusë, të cilët janë rrethuar nga trupat qeveritarë të Ukrainës që po përpiqen të rimarrin kontrollin e qytetit.

Stadiumi, në të cilin luan ndeshjet e tij Shakhtar Donetsk, është goditur ndjeshëm, por e rëndësishme për momentin është që nuk ka raportime për viktima apo të plagosur.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel