Bundesliga, befasohet Dortmundi në start

24/08/2014 00:00

Sezoni i ri i Bundesligës nis me një befasi. Në javën e parë të kampionatit gjerman, pas suksesit të arritur nga Bayern Munchen ditën e premte, rivalët e Borussia Dortmundit nuk i bëjnë dot ballë Bayer Leverkusenit, duke pësuar një humbje 2-0 në fushën e tyre.

Takimin mes verdhezinjve dhe “aspirinave” e vendosën golat e Bellarabit, pas vetëm 9 sekondash lojë, i cili është edhe rekordi i ri i golit më të shpejtë në Bundesligë, si dhe goli i Kiessling në minutën e fundit shtesë, atëherë kur Dortmundi dukej se po kërkonte me çdo kusht të barazonte rezultatin.

Humbet edhe Schalke 04 që, pavarësisht golit të Huntelaar, pësojnë dy gola nga Hannoveri në fushën e këtyre të fundit. Ata që përmbysën rezultatin ndaj ekipit të Gelsenkirchenit ishin Prib dhe Joselu.

Përfundon në barazim pa gola sfida mes Këlnit dhe Hamburgut, ndërsa Frankfurti mposht Freiburgun falë golit të Seferovic. Një barazim 2-2 edhe mes Hertha Berlin e Ëerder Bremen, ndërsa Hoffenheim mposht pa shumë probleme Augsburgun, 2-0.

Top Channel