F1, provat e lira dominohen nga Hamilton

22/08/2014 00:00

Lewis Hamilton me Mercedesin e tij del sërish në krye të provave të lira për Çmimin e Madh të Belgjikës, duke shënuar kohën 1’49’’.189 në “Spa Francorchamps”, duke iu kundërpërgjigjur shokut të tij të skuadrës, Nico Rosberg, teksa gjermani renditet i dyti me 0’’.604 më shumë, edhe pse kishte dominuar në sesionin e parë.

Konfirmohet në vendin e tretë Fernando Alonso me Ferrarin, me 0’’.741 më shumë, e pas tij renditet Felipe Massa me Williams me mbi 1 sekondë më vonë se kryesuesi britanik. Në vijim janë Button, Bottas, Kvyat e Ricciardo, në vendin e 8. Kanë ngelur në bokse si Raikkonen, ashtu dhe Vettel, të cilët kanë pasur probleme teknike.

Provat zyrtare dhe garën për Çmimin e Madh të Belgjikës do të mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në Top Channel dhe Top Channel HD, të shtunën e të dielën, duke nisur nga ora 14:00.

Top Channel