Meta pranon sfidën me kovën e akullt, nominon Berishën

22/08/2014 00:00

Sfida e kovës së akullt ka mbërritur edhe në vendin tonë. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta pranoi sfidën e bërë nga Anxhela Martini, Adelina Ismajli dhe Olti Curri duke hedhur kovën e ujit dhe duke nominuar 3 emra të tjera.

Në videon që ka nisur të qarkullojë në internet, Meta nominon tre emra. I pari është ish-Kryeministri Sali Berisha, e dyta është ish-basketbollistja e Tiranës, Mirza Alibegaj dhe i treti ish-portieri dhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Foto Strakosha.

Ndërsa Strakosha ka pranuar sfidën dhe Alibegaj mund ta pranojë atë në orët e ardhshme, për t’u parë mbetet nëse do ta bëjë një gjë të tillë edhe ish-Kryeministri Berisha.

Nisma synon mbledhjen e fondeve në fushatën e ndërgjegjësimit kundër sklerozës amiotrofike laterale, e njohur ndryshe dhe si sëmundja e Lou Gehrigut.

Top Channel