Irina Shayk, e magjishme në Berlin

22/08/2014 00:00

Irina Shayk është rikthyer në turin e promovimit të filmit “Hercules”, këtë herë në Berlin, duke qenë sërish në qendër të vëmendjes. Bukuroshja ruse parakaloi në tapetin e kuq e vetme, duke shfaqur siluetën e saj të mrekullueshme.

28-vjeçarja dukej e magjishme me ngjyrën e kuqe, me taka Louboutin dhe një make up minimal. Më pas tapetit të kuq iu bashkua edhe protagonisti i filmit, Dwayne Johnson.

Irina është bashkëshortja e tij në rolin e Megaras. Në konferencën e shtypit “çifti” u shfaq shumë afër me njëri-tjetrin. Në momentin që “The Rock” mbërriti përpara gazetarëve puthi me përzemërsi në ballë modelen ruse.

Ndërsa Irina gjatë konferencës së shtypit tha: “Ishte një eksperiencë e mrekullueshme. Duke patur parasysh që kurrë nuk kam marrë mësime mbi aktrimin”.  

Regjisori i filmit, Brat Ratner vlerësoi me nota maksimale bukuroshen ruse kur tha: “Kur vendosëm për të zgjedhur bashkëshorten e Herkulit ne dëshironim një vajzë shumë të bukur dhe të sofistikuar. Kërkuam në të gjithë botën dhe takuam Irinën, një superyll rus”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel