Fluksi mjaft i lartë i shtetasve kosovarë, që hyjnë nga pika e kalimit kufitar të Morinës, ka bërë që segmenti Morinë-Kalimash të jetë me trafik mjaft të dendur të qarkullimit të automjeteve.

Mijëra automjete kalojnë çdo ditë në këtë rrugë, duke bërë që Policia Rrugore e Kukësit të rrisë masat e sigurisë dhe praninë e saj në autostradë.

Vetë përdoruesit e rrugës thonë se prania e policisë në autostradë ndikon pozitivisht në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lirë të automjeteve, por më problem për ta paraqitet hyrja e banorëve në autostradë, në vende të papërshtatshme, duke përfshirë këtu edhe bagëtitë, që hera-herës pengojnë edhe qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Gjatë muajve të verës, Policia Rrugore e Kukësit ka shtuar numrin e patrullave në të gjithë gjatësinë e autostradës, nga Morini në Kalimash, me patrulla lëvizëse dhe statike. Prania e Policisë Rrugore dhe patrullimi i përbashket me kolegët e tyre nga Kosova ka bërë që, në këtë sezon turistik të shënohen një numër i vogël askidentesh.

Ndërkohë që nuk është shënuar asnjë incident kriminal.

Top Channel