Beckenbauer: Khedira perfekt për Bayern-in

21/08/2014 00:00

Franz Beckenbauer, presidenti i nderit të Bayern Munchen, foli për “Sport Bild” duke vlerësuar maksimalisht Sami Khedira. Ai tha se lojtari i Realit do të ishte perfekt për Bayern-in.

Prej kohësh, Khedira nuk po arrin të gjejë një vend në formacionin e 10 herë fituesve të Champion Leagua, duke ngrohur stolin prej kohësh. Me ardhjen e Toni Kroos dhe James Rodrigues bëhet gjithçka e vështirë për gjermanin.

Gjithashtu edhe ekipi i Bayern Munchen është hedhur sërish në merkato për të gjetur zëvendësuesin e Javi Martinez, i cili pësoi një dëmtim mjaft të rëndë në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Dortmundit.

Të shohim nëse pas deklaratave të njërit prej personave më të rëndësishëm te Bayern, Sami Khedira do të rikthehet sërish në Gjermani, pas aventurës me spanjollët e Realit të Madridit.

Top Channel