Ervin Bushani, Sekretar për Çështjet Ekonomike në PS, njëkohësisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës për të dytën ditë radhazi denoncoi heshtjen e kryetarit të Bashkisë së kryeqyetit Lulzim Basha për dhënien e lejes së ndërtimit të një pallati 20 katësh pranë Liqenit Artificial.

“Dil o Lul sot dhe mohoje lejen! Dil dhe na thuaj, mos ke qenë në gjumë kur e ke dhënë këtë leje dhe ke harruar premtimet që ke marrë se nuk do ta betonizoje parkun?! Apo ndoshta s’ke qenë në gjumë, por ke marrë një ryshfet të madh për të dhënë leje betoni në parkun e Tiranës?! Prandaj ka ardhur koha që të mbash ato premtime që ke dhënë gjatë fushatës elektorale se nuk do të merreshe me politikë, por do të ishe një kryetar i Bashkisë së Tiranës që do të merreshe vetëm me problemet e qytetarëve të Tiranës. Edhe atë sot nuk po e bën, pra qendroi fjalës dhe jep dorëheqjen dhe largohu sepse qytetarët e Tiranës duan një qytet për vete”, deklaroi përfaqësuesi i PS-së, Ervin Bushati.

Bashkia e Tiranës për këtë çështje, nëpërmjet një deklarate për median thotë se “Projekti zhvillimor kufizohet vetëm brenda pronës private dhe  shfrytëzon vetëm 40 % të truallit privat dhe në përfundim të tij, qyteti do të përfitojë edhe 20 mijë metra katrorë hapësirë publike dhe gjelbërim.

Top Channel