Elbasan, zbulohet baza e falsifikimeve

19/08/2014 00:00

Strukturat e luftës kundër krimit ekonomik dhe financiar në Elbasan, në bashkëpunim me organin tatimor bënë të mundur identifikimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të riprodhimit të librave pa të drejtë autori.

Në pranga ka rënë shtetasi Pëllumb Zekthi, vjeç 59, i cili u kap në flagrancë duke riprodhuar libra shkollorë të autorëve të ndryshëm pa lejen e tyre, me qëllim fitimi.

Po kështu në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan makineritë që përdorte për këtë aktivitet të paligjshëm, si dhe një sasi e konsiderueshme librash shkollorë dhe mbi 1.000 lastra të gatshme për prodhimin e librave me autorë të huaj, disa etiketa të produkteve ushqimore të falsifikuara, etj.

Për këtë u bë arrestimi i këtij shtetasi pasi ka kryer veprën penale të “riprodhimit pa të drejtë të veprës së tjetrit”, “falsifikim të vulave të stampave” dhe “fshehje të të ardhurave”. Hetimet ndërkohë vazhdojnë.

Top Channel