Simeone kritikon Realin për shpenzimet

18/08/2014 00:00

Në prag të sfidës së parë të Superkupës së Spanjës, trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone ka thumbuar madrilenët për shpenzimet marramendëse në merkato.

Argjentinasi tha se ndryshimi i vetëm mes dy skuadra është buxheti.

“Është e vërtetë që edhe ne kemi shpenzuar 95 milion euro, por kemi blerë 7-8 lojtarë, ndërsa Reali me 95 milion ka blerë vetëm dy”, deklaroi ai duke shtuar se objektivi edhe i këtij viti është qendrimi sa më lart në tabelën e renditjes, por edhe ndërtimi i një grupi të fortë dhe cilësor.

Ndeshja e parë e derbit madrilen për Superkupën luhet të martën. Atletiko ndodhet në këtë finale si fituese e kampionatit, ndërsa Real si fitues i Kupës së Mbretit. Sezonin e kaluar, dy skuadrat vec përplasjeve në kampionat diskutuan edhe finalen e madhe të Ligës së Kampioneve të fituar nga skuadra e Ancelotit.

Top Channel