Milan, Honda nuk i mjafton Inzaghit

18/08/2014 00:00

Një tjetër humbje për Milanin e Filippo Inzaghit në miqësore. Kuqezinjtë, protagonistë në Trofeun “Naranja” në stadiumin “Mestalla”, janë mposhtur 2-1 nga Valencia.

Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e parë; Alcacer, një supergol nga 40 metra, duke shfrytëzuar gafën e mbrojtësit Zapata; barazon Milani me një goditje dënimi të ekzekutuar mjeshtërisht nga Honda, por më pas ka qenë Rodrigo, ai që i ka dhënë fitoren Valencias, sërish duke përfituar nga një paqartësi e Diego Lopezit.

E megjithatë Inzaghi nuk shfaqet i shqetësuar, duke u shprehur se ishte një humbje pa rëndësi.

Top Channel