Serena, edhe Cincinnati mes 62 trofeve

18/08/2014 00:00

Serena Williams i shton një tjetër trofe koleksionit të saj, por këtë herë njërin nga ata që i mungonte. Për të parën herë, numri 1 i tenisit botëror për femra, ka mundur të fitojë turneun e Cincinnatit, duke mposhtur Ana Ivanovic në finale.

Në të kaluarën kishte luajtur shumë pak në këtë turne, ose shumë keq. Por, në finalen e 78 në karrierën e saj, Serena ka “gjunjëzuar” në dy sete, 6-4 dhe 6-1, serben Ana Ivanovic, për të cilën konfirmohet sërish si një “mace e zezë”, pasi ndaj amerikanes ajo ka humbur 7 nga 8 përballjet direkte.

Për Serenën bëhet fjalë për titullin e 62-të në karrierën e saj, si dhe të pestin për vitin 2014, ndërsa Ivanovic, e cila në Cincinnati luante finalen e 5 të këtij viti, mund të ngushëllohet vetëm me renditjen, pasi nga sot tenistja serbe do të rikthehet në “Top 10”, për herë të parë që prej vitit 2009.

Top Channel