Barça rivonon me Mascheranon

17/08/2014 00:00

Barcelona ka “blinduar” Javier Mascherano. Klubi katalanas ka njoftuar rinovimin e kontratës me mesfushorin argjentinas deri më 30 Qershor 2018, por firma e lojtarit do të hidhet në letër më 26 Gusht.

“Marrëveshja e re, e njoftuar dhe e arritur me argjentinasin përpara se të niste Botërori në Brazil, përfshin edhe një klauzolë për prishjen e saj prej 100 milionë eurosh”, lexohej në komunikatën e Barçës.

Mascherano ishte vënë prej kohësh në shënjestrën e Rafa Benitez, trajnerit të Napolit në Serie A.

Argjentinasi është rikthyer në grup pas shplodhjes prej Botërorit, duke nisur nga java e parë e Gushtit. Ndeshja e parë e tij me fanelën e ekipit blaugrana për sezonin e ri do të jetë ajo që do të zhvillohet me rastin e trofeut “Gamper”, e që është programuar mbrëmjen e së hënës në “Camp Nou”.

Top Channel