Aneksimi i Krimesë, 3 ekipe në kampionatin rus

16/08/2014 00:00

Konflikti i fundit midis Rusisë dhe Ukrainës ka ndikuar drejtpërdrejtë edhe në ligat e futbollit të dy shteteve. 3 ekipet ukrainase të rajonit të Krimesë, tashmë të aneksuar, do ta nisin sezonin e ri në ligat e ulëta të kampionatit rus.

Simferopol, Sevastopol dhe Zhemchuzhina bënë debutimin e tyre gjatë kësaj jave në Kupën e Rusisë dhe janë vendosur në ligën e tretë të këtij kampionati. Ato do të luajnë ndeshjet e para të tyre në këto liga gjatë javës së ardhshme.

Presidenti i Federatës ukrainase të Futbollit, Anatoli Konkov i dërgoi një letër ankese FIFA-s, si edhe UEFA-s, duke kërkuar ndëshkimin e futbollit rus për këtë lëvizje.

Autoritetet ruse të futbollit nuk kanë bërë kërkesë në lidhje me këtë lëvizje në autoritetet më të larta të futbollit europian dhe botëror. UEFA ka thënë se është duke monitoruar situatën dhe është në kontakte me të dyja federatat për të diskutuar mbi këtë çështje. Ndërsa FIFA ka deklaruar se është e informuar për këtë lëvizje, por nuk i takon asaj, por UEFA-s për të trajtuar situatën.  

Pas kalimit në kampionatin rus 3 ekipet ukrainase kanë ndryshuar edhe emrat e tyre, duke qenë se i është dashur të regjistrohen në një federatë tjetër.

Kujtojmë që një sezon më parë, me ekipin e Sevastopol u aktivizua edhe lojtari i kombëtares shqiptare Debatik Curri, i cili tashmë është një lojtar i Tiranës. 

Top Channel