Mertesacker tërhiqet nga kombëtarja

16/08/2014 00:00

Edhe pse është vetëm 29 vjeç, mbrojtësi Per Mertesacker i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane për tu përqendruar te klubi i Arsenalit. Pak ditë më parë edhe Filip Lahm dhe golashënuesi më i mirë i botërorëve, Miroslav Klose kanë deklaruar tërheqjen.

Gjigandi gjerman ishte pjesë e skuadrës fituese të Kampionatit Botëror”Brazil 2014”, muajin e kaluar. 29-vjeçari luajti 104 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë dhe arriti të shënonte edhe 4 gola.

Që prej debutimit në vitin 2004, Mertesacker u bë një ndër shtyllat kryesore në mbrojtjen e Gjermanisë, por nën drejtimin e trajnerit Joachim Loew ai e pati të vështirë të ishte në formacionin bazë të kombëtares, sidomos pas afrimit në ekip të Jerome Boateng dhe Mats Hummels.

Pas largimit të kapitenit Filip Lahm dhe tashmë edhe të Mertesacker duket se do të ketë më shumë hapësira për Shkodran Mustafin në formacionin e Gjermanisë, i cili luajti edhe në Botëror.

Top Channel