San Lorenzo triumfon në Libertadores

14/08/2014 00:00

Argjentinasit e San Lorenzos ndihen në qiellin e shtatë.

Jo vetëm sepse janë ekipi, për të cilin bën tifo Papa Françesku, por mbi të gjitha sepse, për herë të parë në historinë e tyre, kanë mundur të ngrenë trofeun e Kupës Libertadores, apo ekuivalentit të Champions League për Amerikën Latine.

Fitorja minimale 1-0 në takimin e kthimit, që u luajt në “Nuovo Gasometro” të Buenos Airesit, përpara 44 mijë spektatorëve, e që u arrit falë një goli me penallti në minutën e 36 nga Nestor Ortigoza, i dha mundësinë argjentinasve të shpallen kampionë, duke ditur se ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1.

Rivalë në finale ishin paraguajanët e Nacional Asuncionit.

Top Channel